Vrasja në Gjakovë, edhe FSK në vendin e ngjarjes

Policia e Rajonit të Gjakovës ka njoftuar se po punon intensivisht për zbardhjen e vrasjes me eksploziv në Smolicë.

Përmes një komunikate, Policia e Gjakovës njofton se në ora 8:00 përmes telefonit ka marrë informatën se në fshatin Smolicë të Gjakovës ka shpërthyer një mjet eksplozivi.

Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur trupin e pajetë të viktimës H.A.  61 vjeçar, i cili para shtëpisë tij kishte gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit të një mjeti eksplodues.

Sipas komunikatës, njësitet relevante të Policisë, Kryeprokurori i Shtetit nga PTH e Gjakovës, FSK-ja dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, po punojnë intensivisht të hetohet dhe ndriçohet  ky rast.

KALLXO.com raportoi se sipas Prokurorisë së Gjakovës nuk ka ndonjë të dyshuar për rastin.

Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Prishtinë.

Prokuroria e Gjakovës: Viktima u vra nga eksplozivi i vendosur në derë të shtëpisë

www.kallxo.com

14 Tetor 2018 - 13:01

Emirjeta Vllahiu 14/10/2018 - 13:01
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend