Arkiv: E pamja gjilan foto kallxo.com

Vrasja e 24 vjeçarit: Policia nuk patëm urdhër për bastisje

Në deklaratën e tyre pas vrasjes në Vërbicë të Zhegovcit Policia e Kosovës ka sqaruar se nuk kanë pasur urdhër nga prokuroria për të kryer bastisje në shtëpitë e kushërinjve të cilët para vrasjes kishim mosmarrëveshje. KALLXO.com raportoj më herët se dy ditë para vrasjes viktima dhe dorasi kishin pasur mosmarrëveshje në të cilën kishte ndërhyrë edhe policia. Gjithnjë sipas të gjeturave policia nuk kishte kontrolluar shtëpitë e palëve të përfshira në rast për të zbuluar nëse ata kishin armë apo ndonjë mjet të rrezikshëm.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan I ka thënë Kallxo.com se prokurori ishte njoftuar për të gjitha veprimet e policisë por nuk kishte urdhëruar bastisje.

“Sipas raportit zyrtar, Prokurori i Shteti është njoftu me të gjitha veprimet e Policisë, në lidhje me rastin për paraqitjen e disa mosmarrëveshjeve, para ditës kritike”, tha Hashani për KALLXO.com.

Në një deklaratë për Kallxo.com, Policia e Kosovës ka pranuar se kanë pasur informacione për konfliktin në mes  dy kushërinjve në Vërbivë të Zhegovcit ku mbeti i vrarë një 24 vjeçarë .

“Ne kemi pasë një informatë se ata kanë një mosmarrëveshje po informata nuk ka qenë se ata mundë të vijnë deri tek një konflikt kaq I rëndë” ka thënë zëdhënësi i policisë Ismet Hashani.

Ai ka shtuar se policia I ka marrë të gjitha masat por megjithatë rasti ka ndodhur.

Familjarë të 24 vjeçarit të vrarë dje në fshatin Verbicë të Zhegovcit i kanë rrëfyer KALLXO.com se Policia e Kosovës ishte njoftuar dy ditë më herët për mospajtimet që viktima dhe i dyshuari për vrasje i kishin dy ditë më herët.

Në të pamën e familjes e cila është hapur në Zhegovc familjarët dëshirojnë të qëndrojnë të qetë dhe të pa ekspozuar ndaj mediave. Ajo çfarë ata rrëfejnë është shumë e shkurtër dy ditë më parë viktima e kishte një mosmarrëveshje me kushëririn e tij 16 vjeçar. Për ta zgjidhur mosmarrëveshjen ishte ftuar edhe policia të cilët sipas familjarëve kishin marrë edhe deklarata nga ankuesit.  Dy ditë pas kësaj 16 vjeçari ka marrë armën e gjuetisë së  të atit dhe siç thonë familjarët ka qëlluar për vdekje 24 vjeçarin.

Familjarët nuk kanë informacione nëse policia kishte kontrolluar në shtëpinë e të dyshuarit apo në bazat e tyre për të kontrolluar nëse familja kishte në posedim armë të zjarrit

24 vjeçari vdiq dje nga plagët e marra nga arma e gjuetisë. Një 16 vjeçar dhe babai i tij janë arrestuar si të dyshuar për këtë incident