Vrasja e 11 vjeçarit: Prokuroria heshtë për dosjen për abuzimin seksual

Prokuroria e Prishtinës nuk ka dhënë asnjë arsyetim pse kishte vendosur ta lëjën të lirë të dyshuarin për abuzimin seksual të 11 vjeçarit nga Fushë Kosova i cili u vra para disa ditës.

Policia e Kosovës doli të mërkurën me deklaratë publike e cila ngarkonte përgjegjësinë për ngjarjen tek prokuroria e Prishtinës. Në konferencë policia njoftoj se në janar kishte hetuar një denoncim abuzim seksual ndaj fëmiut dhe për rastin kishte dorëzuar një kallxim penal në Prokurorinë e Prishtinës.

Dorëzimi i dosjes në prokurori është konfirmuar edhe nga Samedin Mehmeti zëvendësdrejtor i policisë.

Mehmeti në konferencë për media ka pretenduar se policia e ka kryer punën e vet ndërsa qështja kishte mbetur në dorë të prokurorit për tu trajtuar.

Në Prokurorinë e Prishtinës Prokurori i ngarkuar me lëndë Hivzi Bajraktari nuk ka pranuar të ofroj të dhëna për ngjarjen duke u arsyetuar se sqarimet do ofrohen nga zyra e mediave.

Bajraktari nuk ka dhënë arsyetime pse i dyshuari është lënë i lirë dhe mungesës së masave mbrojtëse për fëmiun.

Vdekja e 11 vjeçarit ka ngritur dilema të mëdha në mënyrën se si adresohen raportime të tilla në organet e sigurisë. Për rastin kanë reaguar OJQ-të ndërsa për sot është paraparë edhe një protestë.

 

https://kallxo.com/gjendet-nje-femije-i-vdekur-ne-fushe-kosove/

 

https://kallxo.com/gjendet-nje-femije-i-vdekur-ne-fushe-kosove/

https://kallxo.com/policia-sqaron-rastin-e-vdekjes-se-femijes-ne-fushe-kosove/