Foto: RTV21

Vranët dhe me Mundësi Reshjesh

Sot është dita e parë e fundjavës, e meteorologët thonë se para nesh gjendet një ditë e cila do të fillojë me mot kryesisht të kthjellët, mirëpo me kalimin e kohës priten vranësira të cilat në orët e pasditës mund të sjellin edhe reshje të dobëta shiu.

Temperaturat do të lëvizin në mes -3 e 9 gradë Celsius. E, nesër parashihet që dita të fillojë me vranësira të cilat gjatë ditës do të tërhiqen, kështu pjesa më e madhe e ditës së mbetur do të ketë mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat do të sillën në mes 1 e 8 gradë Celsius. Sa i përket javës së ardhshme, ajo do të karakterizohet me vranësira të pjesshme dhe me temperatura që do të lëvizin në mes 1 e 12 gradë Celsius./21Media