Foto: Arkiv

Vozitje në Anën e Kundërt në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një lexues e ka dërguar në KALLXO.com një video në të cilën shihet një veturë e bardhë duke ecur në krahun tjetër të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtim të gabuar.

Shpejtësia maksimale e lejuar në pjesën më të madhe të kësaj autostrade është 130 kilometra në orë.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, sipas Policisë së Kosovës, kanë humbur jetën 50 persona si pasojë e aksidenteve në trafik.

Një rast i tillë i vozitjes në drejtimin e kundërt në Autostradë ishte raportuar në KALLXO.com edhe dy muaj më parë.

http://kallxo.com/ne-drejtim-te-kundert-ne-autostrade/

Gjithashtu, më 24 tetor, një video e dërguar në KALLXO.com tregonte se si vetura e policisë po lëvizte në autostradë pa drita të ndezura gjatë orëve të natës.

http://kallxo.com/policia-vozit-pa-drita-ne-autostrade/

Policia e Kosovës së fundmi ka ashpërsuar gjobat për vozitësit që i shkelin rregullat e komunikacionit me synim për uljen e numrit të aksidenteve në trafik.

AKSIDENTET NË TRAFIK