Vozitja ekstreme me veturë të qeverisë (VIDEO)

Një veturë zyrtare është xhiruar teksa lëviz me një shpejtësi të madhe.

Lexues të KALLXO.com kanë dërguar një video ku shihet një veturë zyrtare e Qeverisë së Kosovës teksa lë pluhur të madh pas vetes nga shpejtësia.

Vetura me targat 3Z… ka lëvizur në rrugën e fshtatit Pestovë të Vushtrrisë në drejtim të Mitrovicës.

Kjo ka ndodhur më datën 14 qershor rreth orës 17.