Foto-ilustrim

Vozitja e traktorit pa drita, shkaktar i aksidentit në Burojë

Mbrëmë rreth rreth orës 19 është raportuar për një aksident trafiku me fatalitet në fshatin Burojë të Skenderajt.

Sipas njoftimit të policisë në aksident ku janë përfshirë një veturë dhe një traktor ka mbetur i vdekur pasagjeri 28 vjeçar, dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Policia ka njoftuar se dy nga personat e lënduar po trajtohen në spitalin rajonal në Mitrovicë, ndërsa i lënduari i tretë në QKUK.

Sipas hetimeve, dyshimet e para për shkaktarin e aksidentit konsiderohet të jetë qarkullimi i traktorit pa drita.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.

KALLXO.com ka raportuar dje për aksidentin në fshatin Burojë të Skenderajt.

https://kallxo.com/aksident-me-fatalitet-ne-fshatin-e-presidentit-thaci/