Kuvendi i Kosovës, FOTO: KALLXO.com

Votohet Platforma për dialogun

Shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ka kaluar.

Për këtë platformë kanë votuar 62 deputetë. 61 vota ishin për dhe 1 abstenim.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli nuk e ka konstatuar votimin ende.

“Do ta konstatoj pasi të konstatohet prezenca e votimit në mënyrë elektronike i përmenda për protokoll edhe me dorë 3 deputetë kur ma sjellë edhe një herë regjia votimin e konstatoj. Nuk po e mbylli konstatimin”, tha Veseli.

Deputetët që kanë votuar me dorë janë Dardan Molliqaj, Aida Dërguti, Shqipe Pantina nga PSD.

Të tre deputetët kanë votuar për edhe pse Molliqaj para pauzës së Kuvendit e kishte kushtëzuar votimin e Platformës.

Dardan Molliqaj kishte thënë se tre deputet të PSD-së nuk e votojnë platformën nëse koalicioni qeverisës nuk arrin t’i bëjë 61 vota.

“Nëse platforma nuk i ka 61 vota për, PSD nuk e voton. Partnerët tjerë që janë pjesë e delegacionit duhet me u siguruar që i kemi gjitha votat për platformën. I ftoj partnerët e koalicionit të mblidhen me deputet dhe të diskutojnë. Nëse nuk i kemi 61 vota për, ne nuk votojmë. S’ka kuptim platforma pa 61 vota për”, tha Molliqaj.

07 Mars 2019 - 17:02

Amire Qamili 07/03/2019 - 17:02
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend