Seanca e Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Votohen tri marrëveshje ndërkombëtare

Me 87 vota për është miratuar shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e “Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në kuadër të Projektit të bashkëpunimit zhvillimor, KSV/019: asistencë teknike në kontekstet e integrimit evropian”.

Ministrja e Integrimit Evropian,  Dhurata Hoxha ka kërkuar që të votohet kjo marrëveshje. Gjithashtu gjitha grupet parlamentare e kanë përkrahur në qëndrimet e tyre.

Gjithashtu, deputetët me 88 vota për e miratuan edhe Projektligjin për Ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ndërsa me 82  vota për ka kaluar shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ për bashkëfinancimin e projektit CETEP.