Vonohet avioni i liderëve të Kosovës

Liderët e Kosovës, të cilët sot qëndruan në Bruksel, nuk kanë arritur në kohën e paraparë në Aeroportin e Prishtinës.

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe tre zëvendëskryeministrat kishin paraparë mbajtjen e një konference për shtyp në Aeroportin e Prishtinës në ora 20:00, por avioni i tyre u vonua për rreth një orë.

Udhëheqësit e institucioneve tashmë kanë mbërritur në aeroport dhe pritet të mbajnë një konferencë për media pas takimeve të zhvilluara sot në Bruksel, ku Komisioni Europian ka dhenë rekomandim pozitiv lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.