Vjedhje te Lapidari i UÇK-së

Një lapidar që nderon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë pre e hajnave mbrëmë në Obiliq.

Policia e Kosovës njofton se dy burra në fshatin Hamidi janë nxënë në flagrancë duke vjedhur një pllakë solare e energjisë përmes së cilës është bërë ndriçimi i lapidarit.

Për rastin që ndodhi dje rreth orës 18, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.