FOTO: Ilustrim

Vjedhje e rëndë në Pejë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë.

Sipas policisë, dje rreth orës 15:00, është arrestuar një person i dyshuar, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer vjedhje nga lokali i ankuesit.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje rreth vjedhjes e cila ka ndodhur, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.