Vjedhje e rëndë në një qendër tregtare në Prizren

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Shah Emini”, në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, tre persona të panjohur kanë thyer arkën më një qendër tregtare dhe kanë vjedhur një shumë të parave.

Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke e trajtuar rastin, ndërsa nuk raportohet për persona të arrestuar.

Rasti nga ana e policisë po cilësohet si vjedhje e rëndë.