Vjedhja në Rektorat-Hetimet në Fazën Fillestare

“Rasti është akoma në fazën fillestare të hetimit dhe nuk mund të publikojmë ndonjë detaj rreth personave te dyshuar apo ngjashëm. Jemi duke punuar intensivisht për zbardhjen e këtij rasti,” tha për KALLXO.com Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Megjithatë, policia ende nuk ka ndonjë të dyshuar apo të arrestuar për këtë vjedhje.

Ahmeti tha se rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.

“Nga zyra e rektorit janë vjedhur një kompjuter, monitor në të cilin ka qenë së bashku e integruar edhe shtëpiza, një televizor flat, po ashtu edhe një televizor tjetër nga zyra ndihmëse e zyrës së rektorit,” tha Ahmeti.