Viti, 22 fermerë pajisjen me mekanizëm për bletari

22 bletarë të Komunës së Vitisë kanë përfituar mekanizëm për zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

Përfituesit e këtij projekti, siç bëhet e ditur përmes një postimi në ‘Facebook’, janë furnizuar me centrifug elektrike, shkrirëse elektrike, aparat elektrik për ngjitjen e dyllit, depozitë për grumbullimin e mjaltit, kulluese për mjaltë, shpuese për korniza, tymosëse, ushqyese plastike, flet dylli tel për korniza si dhe koshere dykatëshe.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka thënë së do të vazhdojnë të përkrahin fermerët edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Caritasit zviceran Nderim Pasuli, ka thënë së qëllimi i realizimit të këtij projekti është që fermerët të aftësohen në mënyrë që të gjenerojn të hyra.

Këtë donacion për fermerët, e ka vlerësuar lartë edhe zyrtarja e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Fadile Demelezi, e cila ka theksuar se kjo do të ndikoj në zhvillimin dhe kultivimin e sektorit të bletarisë në komunën e Vitisë.

Ky përfitim u realizua në kuadër të projektit të përbashkët mes Caritasit zviceran, Komunës së Vitisë dhe fermerëve.