Foto: PSD

Visar Ymeri: Mosdorëzimi i dokumenteve nga ana e Telekomit, i qëllimshëm

Nënkryetari i PSD-së njëherësh edhe kryetar i Komisionit Parlamentar Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, Visar Ymeri edhe në një konferencë për media përsëriti se menaxhmenti i Telekomit nuk i ka dërguar dokumentet e kërkuara komisionit hetimor.

Ymeri tha se mos dorëzimi i tyre po e pengon punën e Komisonit.

“Këtë vonesë në dorëzimin e dokumentacioni nuk mund ta kuptojmë ndryshe përveç se si pengesë në punën hetimore të Komisionit. Vonesat e tilla ngrenë dyshimin për sa i përket punës se Menaxhmentit dhe Bordit të Telekomit. Ose nuk po duan t’i dorëzojnë e kështu po veprojnë kundërligjshëm; ose nuk i dijnë se ku dhe si t’i gjejnë e që flet për një inkompetencë të tmerrshme profesionale”, tha Ymeri.

Ymeri tutje vuri në pah katër shkaktarë potencial të cilët, sipas tij, dyshohen ta kenë sjellë Telekomin në këtë gjendje.

Sipas tij, degradimi në këtë masë të Telekomit të Kosovës është shkaktuar nga këto veprime:  kontratat e nënshkruara me palët e treta; Punësimi – veçanërisht mbipunësimi që është bërë pa kurrfarë kriteri a nevoje, kryesisht i motivuar partiakisht e nepotist; Ndërhyrjet qeveritare – ndalja e proceseve e projekteve zhvillimore të bëra nga qeveria më 2009 dhe 2010 për qëllime të privatizimit të Telekomit, si dhe marrja e dividendës pa kurrfarë kriteri e plani që ia ka cenuar rëndë kapacitetin financiar e investues Telekomit, duke i krijuar kështu hapësirë të padrejtë operatorëve tjerë; Shpenzimet e pakontrolluara të menaxhmenteve e bordeve të një pas njëshme për qëllime luksi.

Edhe sot në komisionin parlamentar hetimor për punën e Telekomit është diskutuar për mos dorëzim të dokumenteve të kërkuara nga ana e këtij komisoni.

 

https://kallxo.com/telekomi-nuk-ia-dorezoi-dokumentet-e-kerkuara-per-hetim-komisionit-parlamentar/