Viktima e aksidentit afër Gjakovës është një fëmijë 6-vjeçar

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar dhe një fëmijë ka vdekur në aksidentin tragjik që ka ndodhur rreth gjysmë ore më herët në rrugën Prishtinë-Gjakovë.

Policia Rajonale e Gjakovës e ka konfirmuar për KALLXO.com aksidentin me fatalitet.

“Janë 9 persona të lënduar dhe një fëmijë 6-vjeçar ka vdekur”, tha për KALLXO.com zyrtari policor Albin Sahatqija.

Sipas Sahatqijës, shkak i aksidentit besohet të jetë tejkalimi i pasigurt.

Këto janë fotot e siguruara nga KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.