Vihet gurthemeli i xhamisë në Mitrovicë, banorët kundërshtojnë

Sot në Mitrovicë u vë gurthemeli i xhamisë e cila do të ndërtohet në lagjen e Sylanëve.

Në ceremoni morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, përfaqësues të bashkësisë islame, bashkëpunëtor dhe një numër i paktë i qytetarëve.

Banorët e kësaj lagjeje në Mitrovicë që disa kohë po kundërshtojnë ndërtimin e kësaj xhamie.

Sipas tyre ata duan që në vend të kësaj xhamie të ndërtohet një shkollë, në të cilën do të mund të mësonin fëmijët e tyre.

Megjithatë ata nuk pranuan të deklarohen për media.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, që në këtë organizim erdhi me përcjelljen e Policisë, ka kërkuar nga qytetarët që të përçojnë paqe pasi thotë se kjo xhami do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Ndërsa Irfan Efendi Krasniqi nga Bashkësia Islame ka falenderuar Kryetarin e Komunës së Mitrovicës për ndihmën dhe angazhimin e dhënë nga ai për ndërtimin e kësaj xhamie.

“Falenderoj kryetarin për ndihmën dhe angazhimin, që kjo ditë të jetë ditë e veçantë, vënia e gurthemelit të kësaj shtëpie të Zotit..ku do të edukohen gjeneratat si në aspektin fetar ashtu edhe në atë kombëtar ngase xhamia tregon identitetin tonë të dyanshëm” tha Krasniqi.

 

 

12 Korrik 2019 - 11:52

Bahrie Sadiku 12/07/2019 - 11:52
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend