Vihet gurthemeli i sheshit "Hasan Prishtina" në Vushtrri

Sot është vënë gurthemeli i Sheshit “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Në ceremoninë e vënies së gurthemelit të sheshit “Hasan Prishtina” mori pjesë edhe  kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, i cili tha se ky projekt do të financohet nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.

“Kemi vënë gurthemelin e sheshit të figurës më emblematike që ka qyteti i Vushtrrisë, Kosova dhe mbarë kombi shqiptar,  Hasan Prishtina. Ky është një projekt i cili do të financohet nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës dhe jam shumë mirënjohës dhe shpresojmë shumë që ky projekt do të përfundoj në kohë në mënyrë që brenda këtij viti të kemi shtatoren dhe sheshin “Hasan Prishtina” të gatshëm në qytet”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Bislim Zogaj në këtë ceremoni tha se ky shesh do të shtoj krenarinë e qytetit të Vushtrrisë.

“Ky është një projekt që do të shtoj jo vetëm krenarinë e Vushtrrisë por të gjithë Kosovës sepse një shtatore e Hasan Prishtinës është shumë domethënëse për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sheshi “Hasan Prishtina” në Vushtrri ka filluar të ndërtohet në vendin e  objektit të  komunës së vjetër.

KALLXO.com kishte shkruar edhe më herët për ndërtimin e sheshit “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Vushtrria në pritje të dy shesheve të reja