Foto Ilustrim: Vjedhje

Vidhen para dhe stoli ari në Suharekë

Policia e Kosovës ka raportuar për një vjedhje të rëndë në Suharekë.

Në fshatin, Gelanc të Suharekës, një person ka raportuar se disa persona të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Sipas tij, në shtëpi kanë arritur të vjedhin një shumë të parave dhe një sasi të stolive të arit.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur më 27 prill rreth orës 22:30.