Ilustrim: Kallxo.com

Vidhen 19 Ditarë në një Shkollë të Mesme

Driton Rugova, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës, tha se mungesa e ditarëve është vërejtur sot në mëngjes,

“Sot në mëngjes, Policia e Pejës është njoftuar për një vjedhje të rëndë në rrugën ‘Esat Mekuli’”, Tha Rugova.

“Janë vjedhur 19 ditarë në shkollën e mesme të mjekësisë. Në vend të ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet hetuese dhe ato relevante policore dhe  janë duke punuar rreth zbardhjes se rastit. Ky rast është cilësuar si vjedhje e rëndë” tha Rugova per KALLXO.com.

Vjedhjen e ditarëve e konfirmoi për KALLXO.com edhe drejtori i Arsimit ne komunën e Pejës, , Besim Avdimetaj.

Ai tha se janë vjedhur “shumica e ditarëve te klasave të shkollës së mjekësisë”.

“Është thyer edhe dera e blinduar e shkollës dhe janë vjedhur shumica e ditarëve të shkollës. Presim që policia ta zbadhë rastin ,” tha Avdimetaj

Shkolla e mesme e mjekësisë në Pejë ka rreth 550 nxënës