VIDEO:Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafik

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve ka bërë përsëri apel tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik.

Referuar të reshurave të borës, paraqitjes së vështirësive në trafik, zvogëlimit të dukshmërisë gjatë ngasjes, Policia e Kosovës, kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të kenë një vigjilencë më të shtuar, të mbajnë distancën e nevojshme gjatë ngasjes si dhe t’u përshtatin  kushteve të rrugëve dhe atyre atmosferike shpejtësinë e automjeteve.

Policia e Kosovës ka bërë apel që në këto kushte atmosferike drejtuesit të kenë kujdes shumë më të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve, të posedojnë pajisjet e nevojshme dimërore, t’iu përshtatin kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që është në interes të sigurisë së tyre dhe të gjithë pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, e në veçanti ndaj atyre që nuk posedojnë pajisjet dimërore, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Deklarata e Policisë së Kosovës në video-link: https://www.youtube.com/watch?v=CLbe-PFME40&feature=share