VIDEO:Kërkohet drogë afër shkollave në Istog

Drejtësia në Kosovë solli pamjet ekskluzive të bastisjeve të dy shtëpive dhe lokaleve në të cilat dyshohej se po zhvillohej veprimtari e jashtëligjshme me narkotik.

Dy lokacionet e bastisura ishin afër shkollave në Qytetin e Istogut.

Prokurori Ersan Qavolli i cili ishte në krye të aksionit tregon nga vendi ku po zhvillohej bastisja për Drejtësia në Kosovë se si po shkonte bastisja.

“Deri në këto momente në lokacionin numër një është gjetur një armë, një karikator dhe disa fishekë. M urdhër të prokurorit i pandehuri është ndaluar dhe i njëjti do të dërgohet në mbajtje”,  tha Qavolli.

Prokurori Qavolli tregon edhe se çka u gjet në lokacionin e dytë.

“Për momentin jemi në lokacionin numër  dy gjatë bastisjes është gjetur një armë”, tha prokurori Qavolli duke lënë hetuesin i cili po drejtonte njësitin e tij, të flas se në çka kanë hasur gjatë bastisjes.

“Gjatë bastisjes në këtë lokacion në katin e banimit të lokacionit është gjetur një armë me dy karikator dhe tetë fishekë. Të gjitha janë ndërmarrë me njësitet që na kanë përkrah”, tha hetuesi i policisë.

Bastisja përfundoi ndërsa prokurori tregon në fund edhe planin nga i cili dy persona u arrestuan, ndërsa u konfiskuan dy armë tre karikator dhe disa fishekë.

“Urdhër kontrolli për dy lokacioneve i ka paraprirë plani Stop Drogave nëpër Shkolla, i Policisë së Kosovës drejtorisë për hetimin me narkotik plan ky I përkrahur nga Kryeprokurori i Prokurorisë në Pejë. Si rezultat i takimeve të shpeshta që kemi pasur me zyrtar policor është ndjerë nevoja që të caktohet nga një prokuror koordinator për veprat penale karakteristike”, tregon  Prokurori Qavolli.