Vjosa Osmani - Foto: Atdhe Mulla

VIDEO: Vjosa osmani flet për raportet me Lutfi Hazirin

Deputetja e LDK-së nuk e përjashtoi mundësinë për të garuar kandiduar për kryetare të LDK-së.

E vullnetin për të kandiduar për këtë post e ka shprehur edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Lidhur me këtë Osmani në “Argument plus” në RTV 21 foli për raportin me Hazirin duke thënë se është normale që edhe pse janë brenda një partie të kenë mendime të ndryshme.

“Qëllimi im është që askush nga ne të mos biem në kurthin e partive tjera që të krijuar përçarje luftëra artificiale brenda nesh. Natyrisht që ka (tendenca), megjithatë asnjëri prej nesh nuk duhet t’i lejojmë sepse pastaj anëtarësia jonë po ndihen keq dhe po lëndohen”, tha Osmani.

Ajo theksoi se lufta e saj nuk është me LDK-në apo Lutfi Hazirin por me partitë të tjera.

Deputetja Osmani përjashtoi mundësinë se ekzistojnë fraksione brenda LDK-së.

Osmani gjatë intervistës nuk e përjashtoi mundësinë që të kandidojë për kryetare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëse merr mbështetje nga delegatët e kësaj partie.

Këto komente ajo i bëri në emisionin “Argument Plus” në RTV 21.

“Kjo çështje më së shumti varet nga vullneti i delegatëve që do të zgjidhen nga vullneti i delegatëve që do të zgjidhen për Kuvendin qendror e më së paku varet nga vullneti im personal”, tha Osmani, përcjell rtv21.tv.

Sipas saj gara për kryetar të LDK-së nuk ka të bëjë me individë por me koncepte.

Megjithatë Osmani deklaroi se nuk do të dalë kundër vullnetit të delegatëve nëse ata do ta propozonin për kryetare.

“Ata do ta përcaktojnë edhe vullnetin tim”, potencoi ajo.