Vetura e EULEX-it shkel rregullat e trafikut - Foto: KALLXO.com

VIDEO: Vetura e EULEX-it shkel rregullat e trafikut

Një veturë e Misionit Europian për Sundim të Ligjit është parë të ketë shkelur rregullat e trafikut.

Një qytetar ka dërguar pamje në të cilat shihet një veturë e EULEX-it duke ecur në pjesën e rrugës që nuk është për automjete.

Rasti, sipas pamjeve, ka ndodhur te semaforët që gjenden në rrugën Prishtinë- Fushë-Kosovë, te Tregu i Gjelbër

Këto janë pamjet dhe fotografitë që tregojnë për shkeljen e rregullave të trafikut nga automjeti i misionit europian.

Kjo nuk është hera e parë që veturat e EULEX-it bëjnë shkelje të rregullave të trafikut.

KALLXO.com raportoi edhe për një veturë të këtij misioni që u parkua në zonë të ndaluar për parkim te Pallati i Drejtësisë.

https://kallxo.com/foto-vetura-e-eulex-it-parkohet-ne-zone-te-gjelbruar/

Kallxo.com