VIDEO- Vendi ku humbën jetën tre të rinj në aksident

Tre të rinj kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë, në një aksident trafiku që ndodhi sot  rreth orës 00:40, në rrugën magjistrale Kaçanik – Ferizaj.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e  rrugës dhe humbjes së kontrolit të ngasësit mbi automjetin.