Hasani: Hajdar Beqa i kërkoi aksionet për mua

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ ka transmetuar hulumtimin se si një biznesmeni i ishin kërkuar 33 % të aksioneve pas një ankandi të fituar në komunën e Gjakovës.

Hajdar Podrimaj pretendon se gjithçka u prish kur Hasan Beqa, vëllai i deputetit të PDK-së Hajdar Beqa, i kishte kërkuar përqindje në aksionet e kompanisë.

Në takimin e e dytë që po ndodhte në një kafiteri të Gjakovës, dëgjohet Hasan beqa, që është vëllai i deputetit të PDK-së Hajdar Beqa, duke pretenduar se ka dashur t’i ndihmojë Hajdar Podrimajt që ta nënshkruajë kontratën në Komunën e Gjakovës.

Beqa nuk e mohon se i ka dërguar mesazh ku i kërkohej 33 % të aksioneve në biznesin i cili do fillonte të operonte pas nënshkrimit të kontratës me komunën.

Hulumtimi i këtij skandali ka nisur kur në KALLXO.com është paraqitur Hajdar Podrimja i cili është përfaqësues i kompanisë ‘Gjakova Reciklim’. Kjo kompani në vitin 2017 e kishte fituar ankandin për reciklimin e mbeturinave ndërsa në fund qeverisjes së re të Gjakovës i kishte mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës

Ndërrimi i pushtetit solli edhe kërkesa të tjera përfaqësuesit e kompanisë pretendojnë se nuk arritën ta nënshkruajnë kontratën për faktin se njerëzit e lidhur me pushtetin e komunës së Gjakovës i kishin kërkuar 33% te aksioneve ne këmbim që kontrata të nënshkruhej.

Për ta dëshmuar këtë skandal Hajdar Podrima thotë se ka prova në mesin e të cilave një mesazh në telefon ku decidivisht i ishin kërkuar 33% e kompanisë.

Me posht e gjeni transkriptin e  bisedës së dytë të cilën e transmetoi emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’:

Podrimaj: Fjala është kur u bë 33 % kanë ndryshu sendet.

Beqa: Nuk është ba Hajdar. Ata nuk na i kanë lyp, ata kanë thanë Hasan merri ti se je ba budallë po ju kryen njerëzve punë e merri për veti. Unë muj me jau këputë.

Podrimaj: Nuk ka nevojë me jau këputë.

Beqa: Ti e din që është qashtu.

Podrimaj:  Nuk ka nevojë me jau këputë, edhe tjetra ke thanë janë ka i lypin 33 % që të ardhmen këndej…

Beqa: Jo, janë ka thonë jepja Hasanit, kam thanë jo që janë ka i lypin ata, ti e din Hajdar

Podrimaj: Qysh more ti e din?

Beqa: Për mua kanë thanë, jo për ata jo për veti.

Podrimaj: Hasan, nuk u kanë në pyetje aty për 33 %, çka ke investu Hasan ti?

Beqa: Jo jo, jo për aty Hajdar kur të fillojmë me marrë mjete me marrë “Qabratin” me kthy transportin andej për ata u kanë.

Podrimaj: Qy qy  ai mujm me marrë “Qabratin” e Banglladeshin

Beqa: Jo për ata Hajdar se s’kom qef me rrejtë me thanë m’i kanë lyp, po s’mi kanë lypë. Ata më kanë thanë merri vet, ti e din se je kanë me mua.

Podrimaj: Jo jo unë të bëj bé ku duash.

Beqa: Ata i kanë lyp a?

Podrimaj: Ke thanë janë ka i lypin 33%.

Beqa: Për mua.

Podrimaj: Për ndryshe nuk nënshkruhet kontrata.

Deklaratat dhe emisionin e plotë  të ‘Drejtësisë në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm