VIDEO - Ushtarja shqiptare që vdiq gjatë misionit në Letoni

Deri sa ishin në një mision të NATO-s, në Letoni, ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj ka vdekur ndërsa Major Nikolla Tanushi dhe Rreshteri Julian Kapaj janë plagosur.

Për vdekjen e ushtarakes Hasanaj ka shkruar ministrja e Ministrisë së Mbrojtes në Shqipëri, Olta Xhaçka, duke thënë se humbja e saj është dhimbje e madhe.

“Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife Hasanaj. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe”, ka shkruar Xhaçka në postimin e saj në facebook.

Ajo ka shprehur mirënjohje të pafund për Zarifen Hasanaj për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj.

“Djemve tanë të plagosur, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura”, ka shkruar Xhaçka.

Ministrja ka postuar edhe një video ku shihet ushtarakja Zarife Hasanaj, gjatë kohës sa ishte në mision të NATO-së, në Letoni, duke thënë “Është hera e parë që kontribuoj në misione jashtë vendit. Të bëjë pastrimin e zonave të infektuara me municionet të pa plasur, gëzuar Shqipëri 10 vjetorin në NATO”.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen tragjike në Letoni.

“Ngjarje e rëndë ka  ndodhur në mëngjesin e sotëm në Letoni, atje ku Forcat Tona të Armatosura janë përfaqësuar në kuadër të Misionit të NATO-s.  Një pjesë e kontingjentit të asgjësimit të lëndëve eksploziv, gjatë kryerjes së detyrë sot në orën 10:10 janë dëmtuar nga shpërthimi disa municione të pa plasura.  Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave ushtarake në bazën e NATO-s”, ka thënë Gjeneral Kollçaku.

Sipas tij nga shpërthimi ka humbur jetën edhe ushtarakja Zarife Hasanaj ndërsa kanë mbetur të lënduar edhe dy efektivë shqiptarë.

“Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën ushtarakja Zarife Muhamet Hasanaj, të lënduar kanë mbetur Major Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj. Sipas informacioneve që kemi, majori dhe rreshteri janë në mbikëqyrje maksimale. Për ngjarjen e sotme që nga ndodhia e deri më tani kemi qenë dhe jemi në kontakt me Letoninë”, shtoi gjenerali.