(VIDEO) Thaçi pret Bill Clintonin: “Mirë se erdhe në shtëpi”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur  ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Ai e ka falënderuar disa herë për kontributin e ShBA-së, nën drejtimin e Clintonit në vitet e luftës në Kosovë.

Thaçi  i ndau çmimin ‘Urdhëri i Lirisë’ duke thënë se Clintoni ka ardhur “në shtëpinë e tij”.

“Ju falenderojmë për veprimin e drejtë që keni marrë për të ndalur gjenocidin serb gjatë viteve 1999. Jam shumë mirënjohës për mbështetetjen e SHBA-ve ndaj Kosovës. Storja e Kosovës është storie e përbashkët suksesi. Ju jeni heroi i ynë.. Nuk ka çmim që mund të tregojë për kontributin tuaj”, tha Thaçi.

“Kam qenë i impresionuar me të kur ai ishte i ri, dhe ishte shumë i mirë me armë. Mendoj se e gjithë bota sot, mund ta ketë Kosovën si shembull të demokracisë dhe paqës me fqinjët, që është diqka që të gjitha vendet duhet të përmirësojnë. Unë gjithmonë do të jem i lumtur që kam qenë Presidenti i ShBA-së kur ju keni pasur nevojë për ndihmën tonë”, tha Clinton

Clinton tha se  mendon që Kosova meriton të jetë në BE, NATO dhe shumë organizata që vendet e lira mund të jenë pjesë.