Foto: Kallxo.com

VIDEO – Si u godit me plumba personi nën kujdesin e Policisë?

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ sonte ka transmetuar rrëfimin e Liridon Osmanit nga Vushtrria i cili ka treguar ekskluzivisht se si ishte plagosur derisa ishte duke u ruajtur nga Policia e Kosovës  më 9 maj të këtij viti.

Ai ka rrëfyer momentin e plagosjes dhe mënyrën se si ishte vendosur të përcillej nga Policia e Kosovës prej stacionit policor të Vushtrrisë deri në shtëpinë e tij në fshatin Sllatinë.

Osmani tregon plagët që ka marrë dhe treguar vrimat se nga kishin hyrë plumbat në veturën e tij.

“Kjo është vrima ku dallohet nga plumbi i parë kur më ka goditur në vendin e ngjarjes. Plumbi nga këtu ka kaluar dy karrigat e veturës dhe me ka goditë në pjesën e pasme të shpinës, dhe vrima tjetër e cila është këtu kjo është atje ku kam mbetur rreth 4 kilometra u ardhë prej afërsisë ka shti me armë po Allahu nuk ka dashtë me m’vra se plumbi nga kjo vrimë me ka ra në telefon dhe ka devijuar në pjesën tjetër në karrige”, tha Osmani.

Emisionin e plotë të ‘Drejtësia në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.