VIDEO - Shtylla elektrike rrezikon banorët në 'Kodrën e Trimave'

Një qytetar ka raportuar në adresë të KALLXO.com se një shtyllë elektrike është gati duke u rrëzuar në oborrin e shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Sipas banorëve të lagjes, të cilët nuk pranuan të dilnin para kamerës së KALLXO.com, kjo shtyllë elektrikë po e rrezikon jetën e kalimtarëve dhe të banorëve për rreth.

Rrezikshmërisë e kësaj shtylle elektrike nuk i kursehen as nxënësit e shkollës fillore “Zenel Hajdini” pasi kjo shtyllë gjendet në oborrin e kësaj shkolle te fusha e basketbollit, ku nxënësit zhvillojnë aktivitete sportive.

KALLXO.com ka kontaktuar me Viktor Buzhalën, zëdhënësin e KEDS për gjendjen e kësaj shtylle elektrike.

Buzhala tha se KEDS është duke investuar në këtë pjesë për zëvendësimin e rrjetit elektrik dhe në kohë sa më të shkurtër do ta rregullojnë këtë problem.

“KEDS në këtë pjesë është duke investuar. Projekti i zëvendësimit te komplet rrjetit ekzistent me atë të ri është në implementim e sipër. Pra, ne kohen me te shkurtër te mundshme këto shtylla do të zëvendësohen me te reja” tha Buzhala për KALLXO.com

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë për shtyllat elektrike në Kosovë dhe gjendjen e tyre.