VIDEO - Shpend Ahmeti u reciton fëmijëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka recituar vjersha bashkë me fëmijët në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Këtë aktivitet të quajtur “ Prishtina Lexon”,  ai e ka bërë në kuadër të një qershorit, Ditës së Fëmijëve.

Ky aktivitet është organizuar nga disa organizata, Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Është viti i pestë me radhë që ka një organizim të tillë.

Sot ishte dita e pestë dhe me rastin e një qershorit, Ditës së Fëmijëve është bërë edhe hapja e këndeve të leximit nga kryetari Shpend Ahmeti dhe drejtori I DKRS-së në Prishtinë Yll Rugova.