Seanca e Kuvendit - Foto: Atdhe Mulla

VIDEO - Sherifi- Haxhiut: Unë kam qëndrime të mia, nuk i dëgjoj fjalët e ‘babës’

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, dhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, janë përfshirë në polemika sot gjatë seancës së jashtëzakonshme për bllokadën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në një polemikë e cila është përcjellë edhe me batuta.

Derisa Sherifi ishte duke mbajtur fjalimin e tij, replikë për të kërkoi deputetja Haxhiu.

Ajo tha se “Sherifi më së miri i pështjell gjërat”.

“Duket që nëse doni me pështjell diçka, më së miri është me ja lon Bilallit”, tha ajo.

E për këtë kundër replikë pati Sherifi, duke i thënë Haxhiut se ajo po i dëgjon fjalët e “babës” duke aluduar në liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Kryesues nuk e fillova duke ja përmend Albulenës emrin. Albluenë unë jam i shliruar nga kompleksi I babës, çka të thotë baba me dal me bë, unë flas atë cka besoj dhe nëse unë ato çka i them nuk të pëlqejnë, ato pastaj kanë të bëjnë më ty jo mu, nuk mund të shërojë ty nga komplekset që i ke”, tha Sherifi.