Radari i Policisë

VIDEO: Rrugët e Tiranës Pista Garash për Makinat

Policia e Shtetit ka publikuar video materiale gjatë kontrollit të trafikut. Në pamjet e shfaqura janë transmetuar momentet kur policia ndalon makina duke vozitur deri në 196 kilometra në orë.

“Policia ka hasur në mjete të cilat kanë qarkulluar me shpejtësi 150 km/h, 180 km, 185 km/h dhe 196 km/h, në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është jo me shumë se 90 km/h “thuhet në njoftimin e policisë. I njëjti sqaron se 22 leje drejtimi janë pezulluar.