Zubin Potok pamjet vendi ku u plagos polici i mbushur me gëzhoja plumbash

Gjatë aksionit të policisë në Veri,  i cili ka rezultuar me arrestimin e disa personave, përfshirë edhe disa zyrtarë policorë, janë vendosur edhe barrikada.

Në rrugën në Zubin Potok, disa persona kanë vendosur barrikada  duke përfshirë kamionë e drunj për të parandaluar aksionin e policisë.

Pas vendosjes së këtyre barrikadave, ekipi i KALLXO.com në vendin e ngjarjeska raportuar  se ka pasur përleshje mes barrikaduesve dhe policisë.

KALLXO.com ju sjell fotografi dhe video të gëzhojave të plumbave pas përleshjes mes policisë dhe barrikaduesve në rrugën në Zubin Potok.

 

Në fotografitë e tjera të realizuara nga ekipi i KALLXO.com në veri të vendit, shihet se Policia e Kosovës i  ka larguar barrikadat e vendosura nga serbët  në atë pjesë.

Largimi i barrikadave nga Policia në Zubin Potok, Foto: Kallxo.com

Policia e Kosovës në një aksion i cili ka filluar mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, ka arrestuar  disa persona nën dyshimin për krim të organizuar dhe kontrabandë.

Gjatë aksionit, deri më tani mësohet se dy pjesëtarë të PK-së janë plagosur dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime.

KALLXO.com ka raportuar edhe gjatë muajve të kaluar se në këtë pjesë të vendit bëhët kontrabandë me mallra serbe.