(VIDEO) Rrëfimi i burrit që u hodh mbi veturat e NATO-s në Ditën e Çlirimit

Rruga që e kishin marrë tanket e veturat e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, në verën e vitit 1999 u ngadalësua në Gjakovë.

Ushtarët që shënuan fundin e luftës së përgjakshme, në  qershor u pritën me lot, lule e brohorima.

Një nga momentet ikonike që karakterizoi atë ditë dhe që mbeti e xhiruar për ta ilustruar këtë ngjarje edhe pas 20 viteve, ishte gëzimi i madh i një gjakovari për çlirim.

Agim Berberi i ishte hedhur sipër një xhipi të bardhë në qendër të Gjakovës, për t’i lutur ushtarët e KFOR-it që të qëndronin edhe pak më tej në këtë qytet që pati masakra të shënuara nga lufta.

Ai qëndroi mbi veturë duke bërtitur ‘NATO’ dhe kjo eufori u incizua për të mbetur kujtim sot e kësaj dite.

Me jo më pak eufori, Berberi kishte pritur edhe Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ku për emisionin Jeta në Kosovë, rrëfeu gëzimin për çlirim.

“Këta e kanë pasur drejtimin për të shkuar në Pejë, por unë kam dalë, unë kam qenë këtu dhe s’ka me u vazhdu rruga. NATO, veq këtu, vramëni, mbytmëni, u çlirum”, flet me emocion Berberi”

“Gjysa e Gjakovës është e kallur, e humbur. Këtu keni mu ndalë, rroftë Pavarësia”, shtoi ai.

Më poshtë ju sjellim intervistën e xhiruar në shkurt të vitit 2008.

 

12 Qershor 2019 - 12:33

Doruntina Baliu 12/06/2019 - 12:33
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend