VIDEO: Rrëfimi i babait nga Gjakova pas vdekjes së Dëshira Lulashit pas operacionit

Emisioni Drejtësia në Kosovë, këtë javë transmetoi rrëfimin e Zymer Lulashit nga Gjakova dhe dyshimet e tij për vdekjen e vajzës së tij pas një operacioni.

Lulashi për Drejtësia në Kosovë ka thënë se vajza e tij ishte shtruar në spital pas një alivanosjeje ndërsa kishte vdekur pas një operimi.

“Problemi jem është me 19 të muajit mars e kam marrë një telefonatë në mëngjes prej vajzës që është në spital në Gjakovë, kam shkuar te vajza kur kam shku vajza ka qen shumë mirë, kam fol sikurse jam tu fol me ju, çdo gjë ka qenë në rregull, i kam thanë çka ki bre bac, më tha mbrëmë më ka ra në mundi edhe më ka  humb vetëdija për disa minuta dhe më kanë marrë më kanë qu në Gjakovë më kanë bo një ushqim dhe tash jam shumë mirë”, rrëfen Lulashi për takimin me vajzën e tij Dëshirën gjatë kohës sa ishe e shtrirë në spital.

Rrëfimi i Lulashit vazhdon kur tregon se çka kishte biseduar me doktorin për gjendjen e vajzës.

“Atëherë thash skoka ndonjë me rendësi tash vjen vizita edhe kalon, kam folur me mjekun dhe më ka thënë se tash do të hyjnë në vizitë. Ka hy vizita e kanë këqyr vajzën edhe e kanë marrë e kanë dërguar në repartin e femrave. Ka qëndruar një gjysmë orë atje, pastaj e kanë marrë e kanë kthyer në interno edhe aty njo 40 minuta ka nejt, prej atje e kanë dërgu në kirurgji në infektivë”, shton Lulashi.

Babai i 35 vjeçares, Dëshira Lulashi tregon se në Spitalin e Gjakovës nuk ka arritur që të bëj fotografimin që i ishte kërkuar, ndërsa si opsion ai thotë se kishte pyetur një doktor për të kryer fotografimin jashtë spitalit.

“Edhe e kanë marrë me ja bo një fotografim, kemi shkuar me bo fotografimin tha nuk punon fotografimi, e kemi dërgu lart dhe i kam thënë mjekut a bënë me e qu dikun tjetër jashtë me bo fotografimin më ka thënë jo se nuk kemi qysh me e qitë. S’është me rëndësi shumë, e, e kam pyet a bën me e qu në Prishtinë doktor, më ka thënë jo pse me e qu në Prishtinë? Veç Prishtina u ka mbet në gojë dhe kurrgjë tjetër sikur ne sikur në Prishtinë”, tha ai.