Shefqet Begu – Qeti. Foto: Kallxo.com

VIDEO - ‘Qeti’ i Mitrovicës dhe lidhja e tij me futbollin kroat

Shefqet Begu nga Mitrovica i cili një kohë të gjatë kishte punuar dhe jetuar në Split të Kroacisë, vazhdon ta ruajë ende dashurinë dhe të bëjë tifo për skuadrën e zemrës dhe kombëtaren e Kroacisë.

Begu thotë se dashurinë për kohën sa ka qenë tifoz i “Hajdukut” të Splitit ia mposhtë vetëm koha e kur ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tash kur kombëtarja kroate ka përpara mundësinë për ta shkruar historinë në futbollin botëror, “Qeti” nuk duket krejt i qetë.

Shefqet Begu – Qeti. Foto: Kallxo.com

Sot, në stadiumin Luzhniki të Moskës, Kroacia do të përballet me Francën në ndeshjen finale të kampionatit botëror.

Rekuizitat e futbollit kroat te Shefqet Begu- Qeti. Foto: Kallxo.com

Begu thotë për KALLXO.com se entuziazmi i tyre ka të bëjë vetëm me tifozërinë dhe dashurinë për futbollin, mirëpo ai me krenari përmend vetëm ndeshjet kur ekipet r tij të zëmrës i kanë mposhtur skuadrat serbe.

Shefqet Begu – Qeti. Foto: Kallxo.com

Begu edhe pse tash e sa vite nuk jeton në Kroaci, nga Kosova vazhdon të bëj tifo për këtë shtet.

Ai jeton në Mitrovicë, qytet në të clin ka shumë tifozë të kësaj kombëtareje.

Pasi që në këtë kampionat botëror nuk luajnë Shqipëria dhe Kosova ata kanë vendosur ta mbështesin Kroacinë.

“Vitet e ’80 unë kam shkuar të punoj në Split, punë të zorshme fizike për me siguru bukën e gojës edhe mua më ka lidhur Trepça këtu dhe Hajduku në Kroaci. Atje e kam përcjellë Hajkudun nonstop si në Split si jashtë për gjithë ato vite. Në 1989 kur ka qenë e martja e përgjakshme që në Mitrovicë u vra Sylejman Vojvoda. Unë ditën e nesërme kam qenë në Beograd me transparentin “Torcida Kosovo” në lojën ku Hajduku e ka mposhtur (Crvena) Zvezden”, kujton Begu.

Tifozëria e Mitrovicës që sot quhet “Torcida”, emër i trashëguar nga tifozëria e Hajdukut ndërsa ideja ka ardhur nga vetë Begu.

Shefqet Begu – Qeti. Foto: Kallxo.com

“Edhe në Kosovë ka pasë tifozë viteve të 80-ta mirëpo askush nuk është identifikuar me emër dhe në atë kohë kur Trepça ka hyrë në ligën e parë të ish-Jugosllavisë vinin edhe serbët me shiku Trepçën mirëpo me emra të tyre “Grobari”, “Delije”, dhe unë vendosa ta vendos emrin Torcida për shkak se serbët e kanë urryer shumë Torcidën e Splitit dhe grafitin e parë e kam bërë në pjesën veriore ku kam banuar atë kohë”, thekson Begu.

Ai në trupin e tij ka vizatuar edhe tatu që ia ka kushtuar jetës së tij që lidhet me simbole kombëtare dhe futboll.

“Në dorën e majtë kam shqiponjën ku shkruan Ilirian sepse populli shqiptar rrjedh pre ilirëve dhe duke u krenuar që jam shqiptar e kam vizatuar tatuazhin këtu, dhe në dorën e djathtë e kam bërë Torcida 1950 sepse i përkas Torcidës së Splitit dhe një jetë e imja ka qenë shumë e mirë dhe kam qenë shumë krenar dhe atë krenari na ka mposhtur vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës ku kam qenë pjesëtar, dhe tjetra është Torcida 1984 e Mitrovicës sepse e kam në shpirt edhe në zemër”, thotë Qeti.

Shefqet Begu – Qeti. Foto: Kallxo.com

Begu ende këndon këngët e dy Torcidave dhe thotë se disa edhe i kanë përkthyer nga gjuha kroate dhe këndohen edhe në shqip.

Rekuizitat e futbollit kroat te Shefqet Begu- Qeti. Foto: Kallxo.com
Rekuizitat e futbollit kroat te Shefqet Begu- Qeti. Foto: Kallxo.com
Rekuizitat e futbollit kroat te Shefqet Begu- Qeti. Foto: Kallxo.com