VIDEO - Prokurori në negociata për rastin ndaj biznesmenit

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi neglizhencën e shtetit për ta trajtuar si duhet lëndimin ne punë të të riut Mentor Ramadanit nga Komogllava e Ferizajt.

Rasti kishte ndodhur ne Gjakovë në nëntor të vitit 2016.

Emisioni transmetoi filmimet ekskluzive që kapën prokurorin e Prokurorisë së Gjakovës, Ramiz Buzhala, duke i kërkuar të vëllait të viktimës Ruzhdi Ramadanit të tërhiqen nga ndjekja penale ndaj pronarit të kompanisë.

Kjo është biseda e parë e zhvilluar mes tyre dhe sugjerimi i prokurorit që [alët të merren vesh mes tyre:

Ramadani: Prokuror, dashta me u konsultu me ty lidhje me punën e rastit të vëllait d.m.th. na e dimë që është ne gjykatë, mirëpo e din ti që mas shumë hjekave ma shkurt shumë vuajtjeve.

Prokurori: Po!

Ramadani: Me polici e me Inspektorat Policor e me të gjitha…

Prokurori: Po!

Ramadani: Po e shoh që diçka ka ngecë situata.

Prokurori: Çka ka ngecë?

Ramadani: Po mendoj shumë zhag kanë shku këto punë. Atë ditë në Gjykatë qysh e përmende ti me këqyr me ja bo diqysh kësaj pune, me kqyr me u afru diqysh ma shkurt.

Prokurori: Tash, s’po ta di emrin.

Ramadani: Ruzhdi.

Prokurori: Ruzhdi  çka keni që doni mu afru s’po di deri në cilën fazë se unë kam kalu në krime të rënda nuk e përfaqësoj ma atë lëndë.

Ramadani: Po njëherë ka qenë Armendi.

Prokurori: Po pavarësisht se cili vjen akuza ngritet ne emër të organit, nuk ngritët si Ramiz.  Mua më kanë pat lan përshtypje ajo qasja e atij, s’po du me hy në atë pjesën e avokatëve se ai thirret kishe ai e ka nxjerrë atë lëndë, kishe e ka po ajo është çështje e juaja.

Po unë po them për mua vepër penale aty ka, e kam ngritë akuzën, cili prokuror shkon ka me e mbrojtë, ju që doni me u marrë vesh këtë pjesën edhe atëherë që isha në një seancë marrëveshja e juaj ju çka doni boni po nuk mu ka dukë ky pronari i firmës, nuk mu ka dukë njeri që nuk është i gatshëm me u marrë vesh. Ai i ka largu sendet po megjithatë m’u marrë vesh ju, vepra si vepër është po ndoshta pronari dënohet ma pak.

Deklaratat e prokurorit dhe emisionin e plotë ‘Drejtësia në Kosovë’ mund ta ndiqni ne linkun e mëposhtëm.