VIDEO: Pretendohet se pacientit nuk iu ofrua ndihmë mjekësore, QKUK premton ‘masa’

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka reaguar sonte pas publikimit të disa pamjeve në të cilat shihet një pacient në ambientet e QKUK-së duke u përpëlitur dhe sipas qytetarit që e ka incizuar atij nuk i ofron askush ndihmë mjekësore.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, tha për KALLXO.com se ambienti i Klinikës Emergjente, përfshirë edhe korridoret, janë të monitoruara 24 orë nga kamerat monitoruese.

Ai tha se do të bëhet analizë e detajuar e incizimeve dhe nëse vërtetohet se qytetari nuk ka marrë shërbimin e duhur, do të ndërmerren masat e nevojshme.

Ndryshe, një qytetar ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” pamje video në të cilat shihet se si një i moshuar i sëmurë përpëlitet në ambientet e Klinikës Emergjente.

Sipas qytetarit që ka bërë incizimin kjo situatë ka zgjatur me orë të tëra dhe se pacientit nuk i ka ofruar askush ndihmë mjekësore.

Këto janë pamjet e publikuara nga qytetari.