Trafiku në Prishtinë. Foto: Kallxo.com

VIDEO - Policia Shpjegon Pse Shqipton Gjobat e Kontestueshme

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin i cili sjell pikëpyetje të mëdha në bazën ligjore mbi të cilën policia e Kosovës është duke shqiptuar gjobat të larta në trafik.

Për Policinë e Kosovës e cila është duke zbatuar këto norma situata është jo shumë e qartë. Ata thonë se e kanë për obligim të zbatojnë rregullat që i kanë në tavolinë por pa i diskutuar ato.

Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës thotë se policia është institucion i cili vetëm zbaton ligje që janë ne fuqi.

“Policia e Kosovës është duke i zbatuar ato ligje të cilat janë në fuqi dhe i kanë dhënë policisë së Kosovës kompetenca dhe përgjegjësi për të vepruar sipas tyre”, tha Rexhepi i cili shtoi se institucionet tjera duhet të flasin pse nuk janë harmonizuar ligjet ndërmjet veti.

“Besoj që institucionet tjera mund të japin më gjatë apo më tepër se cilat ligje kanë arritur apo në cilat faza janë në ndryshim plotësimin e tyre”, shtoi Rexhepi.

Nenet e ligjeve tjera me ligjin e kundërvajtjes nuk janë harmonizuar ende edhe pse ligji për kundërvajtje ka filluar të zbatohet.

Deklaratën e Jeton Rexhepit për emisionin “Drejtësia në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: