Reagimi i NjSO-së gjatë evakuimit të qytetarëve në rajonin e Batllavës, Foto: Kallxo.com

VIDEO- Policia reagon ndaj qytetarëve jobashkëpunues në aksionin e FSK-së (Simulim)

Edhe përkundër që paramedikët e FSK-së e evakuojnë qytetarin e palëvizshëm, qytetarët e tjerë nuk po tregojnë bashkëpunim me Policinë dhe pjesëtarët e FSK-së.

E gjithë kjo saktësisht sipas skenarit të caktuar paraprakisht nga komanda e lartë në ushtrimin fushor të FSK-së për ta sfiduar sa më shumë FSK-në dhe aleatët e tyre.

Në xhirimet ekskluzive të KALLXO.com mund të shihni se si komanda merr vendim që duhet të angazhohet Njësia Speciale Operative e Policisë (NjSO), në mënyrë që qytetarët e padëgjueshëm të evakuohen dhe të mundësohet evakuimi i operacionit.

Në ditën e dytë të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’, simulohet një krizë në rajonin e Batllavës ku si rezultat i reshjeve të vazhdueshme rritet niveli i ujit në liqen. Në mënyrë që mos të ketë dëmtime edhe më të mëdha, zyrtarët kanë hapur kanalin dhe kanë lejuar sasi të mëdha të ujit të dalin në lum.

Popullata e rrezikuar e cila sipas skenarit të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’ përbëhet nga pjesëtarët rezervë të FSK-së, po rrezikon evakuohet pa u bashkuar me pjesëtarët e tjerë të familjeve të tyre. Pjesë e tyre ishte edhe një qytetar i palëvizshëm të cilit i ka humbur karroca.

Ky është episodi i dytë i serisë së emisioneve speciale për FSK-në, të realizuara nga KALLXO.com.

Më poshtë mund të gjeni xhirime ekskluzive të realizuara nga KALLXO.com në bashkëpunim me FSK-në kuadër të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’.