Pamje: Policia zbulon depo droge në malet e Gollakut

Në filmimet ekskluzive ‘Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar reportazhin nga aksioni i Njësisë së Antidorgës në rrethin e Prishtinës, ku janë arrestuar disa persona dhe konfiskuar disa kilogramë drogë.

Aksioni në të cilin kanë marrë pjesë edhe Njësitë Speciale është filmuar i tëri që nga nisja në qendër të Prishtinës e deri në malet e Gollakut ku dyshohej se droga ishte fshehur në një fermë kafshësh.

Siç shihet në videon e transmetuara, Specialët dhe Antidroga e kanë ndjekur për dhjetëra metra në male njërin nga të dyshuarit, i cili ka tentuar ta hedhë drogën në shkurre.

Njëri nga rreshterët e Antidrogës ka sqaruar se aksioni ishte i planifikuar dhe bazohej në informacionet e mbledhura për disa muaj nga Njësia e Antidrogës.

Nga malet ku janë konfiskuar narkotikët aksioni ka vazhduar në një lagje të Prishtinës, ku është konfiskuar një çantë me gjysmë kilogrami drogë dhe është arrestuar njëri nga dilerët.

Filmimet e aksionit janë kryer në kuadër të rubrikës “Policia”, e cila transmetohet çdo të premte në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.