VIDEO- Policia Arreston Personin që Nuk iu Bind Urdhrave

Një qytetar ka dërguar një video në KALLXO.com në të cilën shihen oficerët e policisë duke hasur në vështirësi për t’ia vënë prangat qytetarit i cili, sipas policisë, nuk pranoi t’u bindej urdhrave të zyrtarëve të trafikut.

Në video shihet se si qytetari kundërshton t’i vendosen prangat.

“Është arrestuar një person pasi nuk iu është bind urdhrave të zyrtarëve policor sa i takon çështjeve të trafikut”, tha Zahiti për KALLXO.com.