VIDEO - Përurohet ura në Topanicë, banorët hedhin valle

Banorët e fshatit Topanicë në Kamenicë me këngë dhe valle kanë festuar përurimin e urës në fshatin e tyre.

Kjo urë ishte premtuar se do të ndërtohej tash e sa vite, por ndërtimi i saj nuk kishe filluar deri në vitin e kalur.

Në ceremoninë e përurimit të kësaj ure meri pjesë ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj dhe kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati.

Kastrati e falënderoi ministrin Lekaj dhe uroj qytetarët për këtë projekt të shumë pritur nga ta.

“Qytetarëve të Topanicës ju uroj që më në fund ka përfunduar kjo urë, nuk po marr merita se nuk është bere vetëm nga ne, ura si ka qenë në të kaluar e kemi pa ne çfarë gjendje ka qene por e kemi pasur fatin që kemi pasur mbështetjen e Ministrisë”, u shpreh ai.

Ndërkaq, Lekaj u shpreh i lumtur për kontributin e dhënë kjo ministri për përurimin e urës, të cilin e quajti projekt të vogel por më domethënës

“Ndihem shumë që ndihem e atyre që kanë kontribuar, ajo që më bënë të ndihem mirë është se jam në mesin e kryetarin dhe atyre që kanë kontribuar për realizimin e këtij projekti të vogël po domethënës. Këtu që jemi iu ka kthyer dinjiteti nga mbështetja më Qeverinë Haradinaj.Kryetari i juaj, Qëndroni është mjaft këmbngules në kërkesat e juaja”, u shpreh Lekaj gjatë përurimit të urës, të martën.

KALLXO.com ka siguruar një video nga vendi i ngjarjës ku shihen banorët duke festuar.