Përmbytje në Shqipëri - Foto: Rtv21

VIDEO: Përmbytjet në Shkodër

Parashikimet e institutit Meteorologjik të Kosovës tregojnë për mot të vranët dhe mundësi të reshjeve të shiut.

Në orët e mëngjesit mund të ketë edhe reshje sporadike shiu. Temperaturat do të sillën ndërmjet – 2 e 4 gradë Celsius. Edhe nesër pritet të kemi mot me vranësira dhe me reshje lokale shiu. Temperaturat do të jenë të përafërta me sot ato do të sillën  ndërmjet -3 e 5 gradë Celsius. Në pjesën e parë të javës së ardhshme pritet të vazhdojë të mbajë mot me vranësira, por me gjasa të vogla që të ketë reshje shiu. Në orët e mëngjesit, në lugina mund të ketë mjegull, kurse temperaturat do të sillën ndëmjet – 7 e 5 gradë Celsius.