VIDEO - Përgjimet e prokurorisë, çka flisnin grupi i dilerëve të kokainës në Ferizaj?

“Drejtësia në Kosovë” këtë javë transmetoi pamjet e aksionit të ndërmarrë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj në lidhje me arrestimin e rrjetit të grupit të dilerëve të rajonit të Ferizajt, pjesë e të cilit rrjet ishte i përfshirë edhe një polic.

Pas arrestimit të gjashtë të dyshuarve për posedim, shitje, të lëndëve narkotike, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari nuk ndalon së punuari.

Kjo pasi që në fillim, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë e më pas prokurori brenda 24 orëve do të duhej të merrej me kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve dhe përfshirjen e të gjitha provave relevante në lidhje me rastin.

Kryeprokurori Jashari shpjegoi për emisionin se sa janë të rëndësishme provat, dëshmitë dhe se si përpilohet një kërkesë për paraburgim.

Gjatë përpilimit të kërkesës, Kryeprokurori Jashari thekson se njëri nga të arrestuarit sipas të gjitha dëshmive nuk ka qenë pjesë e grupit ndërsa është kapur rastësisht në lokacionin e rrjetit të dilerëve.

“Me vetë faktin që kërkesa është bërë nga ana e prokurorisë dhe urdhëresa është lëshuar nga ana e procedurës paraprake, të gjitha këto prova janë valide sepse janë respektuar depozitat e kodit të procedurës penale”, tregon Jashari.

Ai thotë se beson se do ta bind gjyqtarin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

“Është i rëndësishëm masa e paraburgimit për shkak se në kohën e fundit në tër territorin e Kosovës kjo dukuri është në rritje e sipër, andaj është mëse e domosdoshme ne kosiderojmë që të caktohet kjo masë që të parandalohet , pasi që kjo dukuri po degradon dhe shëmton rininë tonë”, thotë Jashari.

Kryeprokurori Jashari tregoi edhe se cfarë flitej në përgjimet e grupit të dilerëve të cilët u kapën nga ana e policisë mbrëmjen e 15 tetorit.

“Në përgjime flitet, kërkojnë konsumatorët drogë, grupi e përgadiste dhe i shiste atyre. Lidhja e policit ishte transportimi i narkotikëve nga Shqipëria për në Kosovë”, tha Jashari.