Rreziku për helmim të ujit në liqenin e Batllavës, Foto: Kallxo.com

Kështu do reagonte FSK nëse helmohet uji i Batllavës(Simulim)

Në ditën e tretë të ushtrim fushor ‘Shqiponja 6’ të FSK-së së bashku me ushtritë e shtatë shteteve aleate dhe KFOR-it, ata përballen me njoftimin për rrezik të helmimit të ujit në liqenin e Batllavës.

E gjithë kjo si pasojë e rrjedhjes së disa fuqive të vjetra brenda një shtëpie të vjetër në afërsi të shkollës së fshatit Orllan dhe dyshohet se këto lëngje të rrezikshme mund të kalojnë në ujë.

Njësia e reagimit ndaj mjeteve kimike, atomike, biologjike, është njëra ndër njësitë më të specializuara të FSK-së. Ajo kryen një varg të gjerë të detyrave që ndërlidhen me identifikimin dhe trajtimin e mjeteve të rrezikshme helmuese

Në ditën e parë të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’, më 3 maj të këtij viti, 700 ushtarë janë dislokuar dhe janë vendosur në kampin fushor në Koliq.

Në ditën e dytë të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’, është simuluar një krizë në rajonin e Batllavës ku si rezultat i reshjeve të vazhdueshme është rritur niveli i ujit në liqen. Në mënyrë që mos të ketë dëmtime edhe më të mëdha, zyrtarët kanë hapur kanalin dhe kanë lejuar sasi të mëdha të ujit të dalin në lum.

Ky është episodi i tretë i serisë së emisioneve speciale për FSK-në, KALLXO Forca.

Më poshtë mund të gjeni xhirime ekskluzive të realizuara nga KALLXO.com në bashkëpunim me FSK-në kuadër të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’.