VIDEO: Pacolli censuron videon e takimit me Trumpin

Ministri i Punëve të jashtme Behgjet Pacolli ka edituar videon ku ai shihej tek e takonte presidentin Donald Trump. Video ku dikush e këshillonte Pacollin për t’ja dhënë dorën Trumpit është fshirë nga rrjetet sociale për tu ngarkuar një video e re ku nuk dëgjohen zëra.

Kallxo.com ju sjell materialet e publikuara dje dhe sot nga Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka arritur t’i shtrëngojë shkarazi duart me presidentin amerikan, Donald Trump.

Në videon që vet ai e ka shpërndarë në Facebook, dëgjohet njëri nga këshilltarët e tij duke i thënë: “Jepja dorën Trumpit, jepja dorën Trumpit”.

E Pacolli e përshëndet presidentin amerikan me “Hello mr. President”, më pas arrin edhe t’ia japë dorën.

Në Facebook Pacolli ka shkruar “Kënaqësi të takohem përsëri me Presidentin Donald Trump”, ndërsa pas pak minutash e ka ndërruar përshkrimin në “Kënaqësi të ja shtrëngoj dorën Presidentit Donald Trump”.

Video origjinale

Pacolli po merr pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të  Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

Video e edituar