VIDEO: Ngecja e e-prokurimit dhe fshehja e kontratave publike
Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua debati lidhur me implementimin e E-prokurimit dhe transparencën e kontratave publike.
Kur pritet të implementohet tërësisht platforma online e prokurimit publik?
Si po funksionon ky sistem momentalisht dhe cilat janë ankesat e komunave për përdorimin e këtij sistemi?
Në këtë debat përfaqësues të shoqërisë civile folën për përvojat me mos-funksionimin e E-prokurimit si dhe vështirësitë e sigurimit të dokumenteve për kontratën për privatizimin e distribucionit të energjisë me KEDS.
Përfaqësuesja e KOSID tregoi se si u zbuluan katër hidrocentrale ‘të falura’ në kontratën me KEDS.
Lidhur me këtë temë, përballë Jeta Xharrës debatuan Agron Ibishi, shef i platformës së e-prokurimit në KRPP, Agim Sheqiri, trajner për e-prokurim nga OShP, Driton Selmanaj, kryetar i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike, Isuf Zejna nga Demokracia Plus dhe Rinora Gojani nga KOSID.
Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.